Ermal Hadribeaj i pamposhtur në ring, fiton duelin e karrierës pas 12 raundeve “luftë”. “The Albanian Sniper” siguron “biletën” drejt titullit në WBC

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fitoi duelin në ringun e Oberhausenit, në Gjermani, duke mposhtur francezin, Balary Samake. Kjo ishte një nga duelet më të rëndësishme të karrierës së Hadribeaj.
“The Albanian Sniper” triumfoi në ndeshjen “WBC World Final Elimination Fight”, sfidë që e afron boksierin shqiptar me titullin botëror të WBC.
Hadribeaj mbetet i pamposhtur në karrierën profesioniste dhe konsiderohet një nga boksierët shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Dueli u prit me interes të madh nga tifozët shqiptarë. Fitorja e sotme e çon edhe më pranë majës së boksit botëror, Hadribeajn.
I lindur në Tiranë, Hadribeaj është një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare të boksit profesionist.
Ai mban rekord të pamposhtur dhe ka fituar disa tituj të rëndësishëm gjatë karrierës së tij, duke u kthyer në një nga krenaritë e sportit shqiptar.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128