Ernest Muçi bashkohet me Ronaldon? Trajneri bëhet shkak, nga Anglia raportohet transferimi i bujshëm në verë
18 Maj 2025, 19:21 / SPORT

Kristiano Ronaldo po e konsideron seriozisht një transferim te Beshiktash. Kjo është çfarë raporton “The Mirror” nga Anglia.
Shkak për këtë transferim të bujshëm do të ishte trajneri i Beshiktash. Solskjaer ka punuar më parë me Ronaldon, që po mendon rikthimin në Europë.
40-vjeçari është në përfundim të kontratës me Al Nasr. Te klubi arab nuk është dhënë asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, që u firmos në janarin e vitit 2023.
Beshiktashi po mendon të ndërtojë ekip me pretendime për titullin kampion në edicionin e ardhshëm. Lajmi për Ronaldon ka bërë që tifozët të ndizen para fundit të këtij sezoni.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





