EURO 2024/ Ukraina përmbys shifrat ndaj Sllovakisë

21 Qershor 2024, 16:47 / SPORT ALFA PRESS

EURO 2024/ Ukraina përmbys shifrat ndaj Sllovakisë
pSllovakia ishte një ndër surprizat e bukur të dueleve të para në grup në Euro 2024. Skuadra e Francesco Calzonas mposhti Belgjikën, ndërkohë që sot po përballet me Ukrainën, takim që nuk po shkon siç duhet për ta.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17’, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve.

Minuta e 54′, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit.

Ndërkoha minuta e 80′ solli edhe përmbysjen e rezultatit. Hidhet një top i gjatë drejtë zonës për Jarençuk, ky i fundit e kontrrollon mirë topin dhe godet duke shënuar dhe dhënë avantazhin të tijve.

 

Po ndodh...