Euro 2025 U-19/ Shqipëria sfidon nesër Izraelin, kuqezinjtë gati për sfidën e parë

Shqipëria U-19 do të luajë nesër pasdite ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për kualifikueseve e Kampionatit Europian 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të zbresin në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:00, aty ku do të zhvillojnë edhe takimin e parë ndaj izraelitëve.
Gjendja e skuadrës është e mirë, ekipi ka kryer stërvitje rregullisht prej të dielës dhe është mëse gati për këtë sfidë të parë. Tekniku kuqezi do të ketë në dispozicionin e tij të gjithë lojtarët e ftuar në këtë grumbullim.
Kuqezinjve U-19 u duhet mbështetja e madhe e tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, teksa Federata e Futbollit bën me dije se hyrja në stadium do të jetë falas jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për dy takimet e tjera të Shqipërisë U-19.
Sakaq, po nesër do të luhet ndeshja tjetër e grupit 11 mes Danimarkës dhe Irlandës së Veriut, në stadiumin “Niko Dovana” në ora 12:00.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
