
Euro U-19 për vajza, Shqipëria mbyll kualifikueset me humbje dhe në vendin e dytë

Kombëtarja e vajzave U-19 luajti mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për raundin e parë të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.
Pas dy fitoreve radhazi, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Arena Kombëtare’, Shqipëria e drejtuar nga Luçije Gjini u mposht me rezultatin 1-2.
Bjelloruset kaluan në avantazh në minutën e 27-të pas një aksioni nga e djathta, me Putsykovich e cila gjendet në zonën tonë, shfrytëzon avantazhin dhe shënon. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Bjellorusinë.
Në fraksionin e dytë, Shqipëria kërkoi përmes disa rasteve golin e barazimit por pa fat ndërsa Bjellorusia shënon edhe golin e dytë në minutën e 85-të.
Kuqezezat nuk dorëzohen dhe shënojnë një gol fantastik në minutën e 88-të nga goditja e dënimit me Rosela Vasën, e cila tregohet e saktë, duke shkurtuar diferencën në 1-2. Goli i Vasës dhe koha e mbetur nuk mjaftojnë, me ndeshjen që mbyllet në favor të Bjellorusisë, që siguron vendin e parë në grupin B1.
Shqipëria e mbyll këtë aventurë europiane në vendin e dytë në grupin B1 dhe në raundin e dytë do të luajë sërish në Ligën B. Vendet e para të grupeve kalojnë automatikisht për në Ligën A, ndërkohë që pritet përfundimi i të gjitha ndeshjeve për të përcaktuar edhe vendin e dytë më të mirë që gjithashtu ngjitet një ligë më lart.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128