Europiani i parë, Yamal për “Mundo Deportivo”: E shijoj në maksimum, nuk më pëlqejnë krahasimet
11 Qershor 2024, 20:03 / SPORT

Lamine Yamal, talenti spanjoll i Barcelonës, do të luajë kampionatin e parë evropian të karrierës së tij. Yamal, i cili do të luajë edhe ndaj Shqipërisë në grupe, dha një intervistë mjaft interesante në Mundo Deportivo.
“Isha në një qendër tregtare duke parë Euro 2020 me miqtë e mi dhe tani jam këtu duke e luajtur.
Krahasimi me legjenda të futbollit? Këto janë krahasime që bëjnë njerëzit, por unë përpiqem të jem vetvetja, të luaj lojën time dhe të njihem për veten time, të jem Lamine.
“Qëllimet personale dhe ekipore? Koha për t’u kënaqur, kjo është periudha më e mirë. Do të shkojë të shijoj Kampionatin tim të parë Evropian”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

