
Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë debutojnë me humbje, Portugalia konfirmohet pretendente

Sot nisi rrugëtimin Europiani U-17, event që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Pretendentët e Portugalisë e nisën me sukses duke mposhtur 0 me 4 Shqipërinë në “Arena Kombëtare”.
Shqipëria u mbrojt mirë në fillim, ndërsa goli i parë i Portugalisë erdhi nga Kuintas në minutën e 36-të. Kuqezinjtë u munduan të reagojnë në pjesën e dytë ku dhe lanë hapësira.
Portugezët përfituan me anë të penalltisë, për të dyfishuar shifrat. Më pas disa minuta para fundit, golat e Manuel dhe Soares vulosën takimin.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Francës dhe Gjermanisë.
SHQIPËRI U17 0-4 PORTUGALI U17
36′ Kuintas, 68′(p) Mide, 81′ Manuel, 90+2′ Soares
Penalltia e shkaktuar dhe goli i Mide: (VIDEO) + (VIDEO)
Shqipëria U-17: Huli; Kurti, Gecaj, Llana, Nuhaj, Gjoka, Sylejmani, Ferati, Vukaj, Ramku, Kulla
Portugalia U-17: Kunja; Pereira, Furtado, Neto, Dbouk, Guedes, Kuitas, Nevesh, Mide, Kabral, Aragao

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128