Fajtor te goli i parë i Realit, Manuel Neuer: Ndikoi gunga që ishte në fushë!

10 Maj 2024, 18:44 / SPORT ALFA PRESS

Fajtor te goli i parë i Realit, Manuel Neuer: Ndikoi gunga që ishte
Manuel Neuer ishte “ëngjëll dhe djall” për bavarezët në gjysmëfinalen e humbur ndaj Real Madrid.

Portieri ishte heroik për gjermanët në pjesën më të madhe të sfidës me pritje vendimtare.

Por në minutën e 88-të, ai nuk arriti të kontrollonte një gjuajtje të Vinicius dhe Hoselu shënoi golin e barazimit që nisi përmbysjen e spanjollëve.

Vetë Neuer shpjegoi çfarë ndodhi dhe pse bëri atë gabim të papritur pas një ndeshjeje të mrekullueshme.

Dua ta them me sinqeritet se nuk e mendova që topi të vinte ndryshe. Më saktësisht, më shumë drejt gjoksit. Për fat të keq, shkoi pak më lart. Nuk e prisja qëtë kishte një gungë të lehtë në fushë dhe që topi të ngjitej lart. Pastaj ishte e vështirë për mua që ta mbërtheja.

Hoselu ishte aty më i shpejtë sesa tëtjerët dhe ishte e vështirë për ta ndalur. Por unë jam më i mërzitur për hedhjen që bëra me dorë, të cilën nuk shtyva një apo dy metra më larg se Modriç, i cili na solli pasoja në vijimin e aksion te vendasit. Gjithsesi, ky është futbolli dhe ne duhet ta pranojmë humbjen. Mund të shkonte edhe ndryshe, por fjalët nuk pinë ujë”, përfundoi portieri 38-vjeçar.

 

 

Po ndodh...

ide