Familja e Havertz merr kërcënime pas penalltisë së humbur, policia britanike nis hetimet

Rasti nuk do të kalojë pa u marrë parasysh. Sulmet që ka marrë gruaja e Kai Havertz, me kërcënime edhe ndaj fëmijës që ende e mban në bark, pas humbjes së penalltisë nga gjermani në “FA Cup” kundër Manchester United, kanë bërë që policia angleze të nisë hetimet.
Sipas asaj që raportoi agjencia britanike e lajmeve PA, dy ditë pas eliminimit të Arsenalit, gabimi i Havertz nga pika e bardhë provokoi mesazhe urrejtjeje, ndërkohë që ai vetë u ofendua dhe u kërcënua me vdekje.
Në lidhje me ngjarjen, trajneri Mikel Arteta e ndjeu të nevojshme të komentonte: “Është e pabesueshme, duhet të bëjmë diçka kundër kësaj. Nëse e pranojmë dhe nuk bëjmë asgjë, mendoj se do të ketë pasoja të rënda”. Kësisoji, tani është radha e forcave të rendit në Angli.
Pas penalltisë së humbur nga Kai Havertz, gruaja e tij e shtatzënë u ofendua dhe u kërcënua në internet. Ajo vendosi të postonte në Instagram dy shembuj (në formë historie) të mesazheve ku i dëshirohej një shtatzëni e ndërprerë dhe fëmija i saj ende i palindur kërcënohej. “Jam e tronditur. Shpresoj që të turpëroheni vërtet për veten tuaj”, – shkroi Havertz në profilin e tij, ku ka gati 540.000 ndjekës, duke kërkuar më shumë respekt.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

