Federata Algjeriane ankohet në FIFA pas humbjes ndaj Argjentinës, kërkon sqarime për rastet me Messin dhe Mac Allister

Federata Algjeriane e Futbollit (FAF) ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë FIFA-s pas humbjes 3-0 ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 2026, duke kundërshtuar disa vendime arbitrale që, sipas saj, ndikuan drejtpërdrejt në ecurinë e ndeshjes.
Lajmi është raportuar nga mediat algjeriane, mes tyre edhe e përditshmja sportive “Compétition”, e cila citon burime zyrtare të federatës.
Në qendër të polemikave ndodhet arbitri polak Szymon Marciniak, i akuzuar nga pala algjeriane për menaxhim të gabuar të disa episodeve kyçe gjatë sfidës së vlefshme për Grupin J të Botërorit.
Sipas ankesës së dërguar në FIFA, rasti i parë lidhet me një ndërhyrje të Lionel Messit në minutën e 31-të ndaj mbrojtësit algjerian Aissa Mandi. Ylli argjentinas, i cili kishte shënuar golin e avantazhit në minutën e 17-të, goditi kundërshtarin në pulpë me taka, por nuk u ndëshkua me karton nga arbitri.
Pamjet e incidentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktuan debat të gjerë mes tifozëve dhe analistëve sportivë në mbarë botën.
Federata algjeriane ka ngritur gjithashtu shqetësime edhe për një episod tjetër në minutën e 74-të, kur mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister goditi me bërryl sulmuesin algjerian Ibrahim Maza. Futbollisti i Algjerisë mbeti i shtrirë në fushë pas goditjes në fytyrë, por sipas FAF-së, as arbitri dhe as sistemi VAR nuk ndërhynë për të shqyrtuar situatën.
Deri tani, FIFA nuk ka reaguar publikisht lidhur me ankesën e Federatës Algjeriane, ndërsa polemikat rreth arbitrimit të ndeshjes Argjentinë-Algjeri vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve në Botërorin 2026.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128