Fernando Santos merr detyrën e re: Nga sot, jam polak

24 Janar 2023, 21:52 / SPORT ALFA PRESS

Fernando Santos merr detyrën e re: Nga sot, jam polak

Fernando Santos dha konferencën e parë për shtypin si trajneri i ri i Portugalisë. Në fjalën e tij, veterani portugez vlerësoi futbollin polak dhe historinë e përfaqësueses së këtij vendi.

“Dëshiroj të falënderoj presidentin që më besoi mua dhe kolegët e mi. Është nder i madh për ne, sepse po flasim për një vend të madh, me një histori dhe kulturë jashtëzakonisht të rëndësishme. Edhe Polonia ka një histori që ka lënë mbresa te brezi im.

E kam ndjekur prej vitesh. Ndeshjet kundër Polonisë kanë qenë gjithmonë shumë të vështira. Kombëtarja ka kaq shumë lojtarë me cilësi të lartë, është ndër më të mirat në botë. Është nder për mua ta vazhdoj karrierën time në një vend kaq të madh. Nga sot unë jam një polak, jam një nga ju. Do të bëjmë gjithçka për t’u sjellë shumë gëzim polakëve.

Do të duhet shumë punë, por ne jemi gati. Do të jetoj në Varshavë, dua të njoh vendin, kulturën dhe mentalitetin e polakëve. Kontakti me njerëzit është shumë i rëndësishëm për mua. Duhet të krijojmë kushtet, zakonet për të punuar së bashku dhe ky është projekti im.

Jap fjalën që do të punoj me ambicie, me besim. Nuk më pëlqen të them “unë”, por “ne”. Pa trajner nuk ka lojtarë, pa lojtarë nuk ka trajner. Unë besoj në mbështetjen e të gjithë polakëve dhe medieve.

Ne do të punojmë shumë për t’ju sjellë shumë gëzim. Lumturia nuk bie nga qielli, duhet ta fitosh. Jam i bindur se do ta arrijmë objektivin për kombëtaren dhe për të gjithë polakët”.

ide