Festimet e çmendura të lojtarëve të Realit pas derbit në Champions, UEFA dënon Rudiger dhe Mbape

Karlo Ançeloti ka marrë frymë thellë pas vendimit më të fundit të UEFA-s sa u përket ndëshkimeve për festime te tepruara të futbollistëve të tij pas fitores në derbin ndaj Atletikos në Ligën e Kampioneve.
Për fatin e mirë të trajnerit italian, ai do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët për duelin ndaj Arsenalin, pasi UEFA ka zgjedhur rrugën e zakonshme, atë të gjobave, duke mos pezulluar ata që ishin përfshirë pas penalltive në festimet e çmendura poshtë ultrasve të Atletikos. Rydiger, i cili bëri me shenjë sikur po u priste qafën, është ndëshkuar nga UEFA me një gjobë prej 40 mijë eurosh, Mbape i cili u tregoi organet gjenitale, me një gjobë prej 30 mijë eurosh, ndërsa Sebajos është ndëshkuar me 20 mijë euro.
I vetmi që ka dalë ”i larë” edhe pse emri i tij ishte dërguar në komisionet e UEFA-s, ishte Vinicius, i cili ka dalë i pafajshëm.
Atletiko Madrid kishte bërë ankimim në UEFA dhe kërkonte ndëshkimin e ashpër të futbollistëve, por UEFA ka vendosur si zakonisht të mos marrë masa drastike, duke hequr nga fusha e lojës disa prej protagonistëve kryesorë të turneut të saj më të rëndësishëm për klube.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


