FIFA konfirmon: Dritare speciale merkatoje në qershor për ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube

FIFA ka zyrtarizuar hapjen e një dritareje të veçantë të merkatos nga data 1 deri më 10 qershor 2025, e cila do t’i lejojë 32 skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube të përfshijnë lojtarë të rinj në listën zyrtare të turneut.
Turneu do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara nga 14 qershori deri më 13 korrik.
Vendimi prek 20 federata kombëtare, përfshirë Italinë, e cila do të përfaqësohet nga Interi dhe Juventusi.
Në një komunikatë zyrtare, FIFA sqaroi:
“Afati për dorëzimin e listës përfundimtare të skuadrave është caktuar për më 10 qershor, duke i dhënë mundësi çdo klubi që merr pjesë të regjistrojë lojtarët e rinj të afruar gjatë kësaj periudhe dhe t’i marrë me vete në SHBA.”
Gjithashtu, FIFA ka parashikuar edhe një dritare të dytë të shkurtër merkatoje, nga 27 qershori deri më 3 korrik, për të lehtësuar kalimet e lojtarëve që u skadon kontrata në fund të qershorit.
“Kjo dritare shtesë synon të ndihmojë klubet dhe lojtarët të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre në turne. Do të sigurohet që skuadrat të kenë në dispozicion lojtarët më të mirë të tyre, përfshirë edhe përforcimet e reja.”
Me këtë rregullore të re, FIFA kërkon të garantojë një nivel sa më të lartë gare në Kupën e Botës për Klube, duke e kthyer atë në një ngjarje madhore të verës në arenën ndërkombëtare.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

