“Fiket” Shqipëria, kualifikimi në Evropian “deh” kuqezinjtë, shifrat “dënojnë” Sylvinho-n

14 Tetor 2024, 10:00 / SPORT ALFA PRESS

“Fiket” Shqipëria, kualifikimi në Evropian

Kualifikimi në Evropian “fik” Shqipërinë, me kuqezinjtë që kanë përjetuar një regres të fortë në çdo aspekt, që nga momenti kur siguruan matematikisht një biletë për në Gjermani.

I gjithë opinioni mendonte të kundërtën, të gjithë prisnin një Shqipëri më të fortë, më të pjekuar, por shifrat dënojnë Sylvinho-n dhe të besuarit e tij.

Në 10 ndeshjet e fundit, pas kualifikimit në Evropian, Shqipëria ka pësuar 6 humbje, 3 barazime dhe vetëm 1 fitore, atë kundër Ukrainës. Në 10 ndeshje ka pësuar 14 gola, vetëm përballë Lihtenshtejnit kemi arritur të mbajmë portën të paprekur, në 9-të sfidat e tjera në të gjithë rastet kemi pësuar gol.

As faza ofensive nuk ka qenë brilante pasi në 10 ndeshjet e fundit kemi shënuar 8 gola, më pas se një gol për ndeshje. Sigurisht në këtë shifra një peshë të rëndësishme kanë 3 takimet në Evropian, kundër ekipeve të mëdha si Italia, Kroacia e Spanja.

Këto shifrat janë me të vërtetë shqetësuese pasi kuqezinjtë e Sylvinho-s ka humbur shumë nga ai imazh i rëndësishëm i fituar gjatë kualifikueseve të Evropianit, ku mbyllën grupin me mbrojtjen dhe sulmin më të mirë.

 

Po ndodh...