
Flik shpërthen në akuza ndaj Ligës: Inter, një klub i madh

Sa herë që flitet për kalendarin, për oraret e ndeshjeve në La Liga, polemikat janë aty prapa dere. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, është shfaqur i zhgënjyer në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Selta Vigos sonte në mbrëmje.
Tekniku gjerman deklaroi se nuk dëshiron të justifikohet për humbjen në Dortmund, por ishte shumë kritik ndaj Ligës spanjolle. Ai nuk e kupton vendimin për të luajtur ndeshjen kundër Vajadolidit të shtunën e 3 majit në orën 21:00, teksa të martën, më 6 maj, ata do të luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League në Milano, kundër Interit.
Flik ka theksuar se Liga spanjolle nuk i ndihmon klubet e saj, ndryshe nga Bundesliga apo Seria A, që rishikojnë oraret për ndeshjet e klubeve që luajnë në Europë.
SELTA VIGO – “Unë mendoj se gjëja e rëndësishme është që Selta ka një stil të qartë loje dhe filozofi të vetën dhe ne duhet të tregojmë pikat tona të forta, të cilat nuk i treguam në Dortmund”.
HUMBJA NË DORTMUND – “A e dini sa ndeshje kemi luajtur në dy javët e fundit? Jemi në të njëjtën situatë që sapo përjetuam përpara ndeshjes së Milanit. Mbërrijmë vonë, në tre, shkojmë në shtrat në orën pesë. Kjo është ajo që ndodh këtu. Në çdo ligë, klubet mbrohen kur luhet Champions. Ne nuk kemi kohë për të pushuar. Ata që marrin vendimet, nuk e kanë idenë se skuadra është në fund, por ne jemi në fund”.
BILANCI – “Ndërmjet kësaj ndeshjeje, asaj kundër Dortmundit dhe asaj kundër Seltës, kemi edhe një ditë më shumë. Lojtarët janë të rinj dhe veteranët janë shumë profesionistë. Duhet të japim 100 për qind, pa marrë parasysh sa minuta jemi duke luajtur. Dikush mund të jetë i lodhur, por ne duhet të japim 100 për qind. Lojtarët japin gjithçka, pavarësisht nëse luajnë 45 minuta apo 10 minuta”.
INTERI – “Unë e vlerësoj futbollin e tyre. Ata janë një ekip me përvojë, i organizuar mirë, me dhe pa top. Ata kanë sulmues të mirë, mbrojtës të mirë… Pavard ishte lojtari im. Ata kanë një trajner të madh. Ai po bën shumë mirë. Do të jenë dy ndeshje të vështira”.
KALENDARI – “Nuk dua të ankohem apo të justifikohem. Thjesht e përmenda. Nuk do të luajmë Vajadolid të dielën në orën 14:00, por të shtunën në orën 21:00. Por pse nuk luajmë në orën 16:00 ose 18:00? Dua të shoh se kush i vendos këto orare. Është një çmenduri, këta nuk janë në vete! Nëse jemi një ekip i suksesshëm në Ligën e Kampioneve, do të ishte mirë edhe për futbollin spanjoll. Situata është e pabesueshme”.
JAMAL – “Të gjithë e dinë se ai është një gjeni. Ai është vetëm 17 vjeç dhe ka presion mbi të. Por unë flas me të, me lojtarët dhe ata më thonë nëse janë të lodhur. Me Lamin, ne bëjmë të njëjtën gjë si me Kunde dhe me pjesën tjetër të lojtarëve”, tha Flik.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128