Formacioni/ Egnatia debuton në Champions, ja si e rreshton Edlir Tetova skuadrën

10 Korrik 2024, 20:27 / SPORT ALFA PRESS

Formacioni/ Egnatia debuton në Champions, ja si e rreshton Edlir Tetova
Egnatia nis sot rrugëtimin e saj në kualifikueset e Champions League, ku luan për herë të parë pasi u shpall kampione e Superiores në edicionin e kaluar.

Në vitin e saj të dytë në Europë, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kërkon që të bëjë menjëherë surprizën në transfertë përballë kampionëve të Bosnjë Hercegovinës, Borac Banja Luka.

Rrogozhinasit shkojnë në këtë ndeshje me disa ndryshme në radhët e tyre, teksa ka pasur largime dhe afrime gjatë merkatos së verës, teksa disa prej emrave që kanë firmosur me kampionen e Superiores janë që sot në rreshtimin titullar.

FORMACIONET ZYRTARE:

Formacioni/ Egnatia debuton në Champions, ja si e rreshton Edlir Tetova