Formula 1 / Në Qatar të dielën, shpallet Kampioni i Botës, ja cilat janë kombinimet

6 Dhjetor 2025, 23:57 / SPORT ALFA PRESS

Formula 1 / Në Qatar të dielën, shpallet Kampioni i Botës,

Në Katar, në garën e fundit të sezonit, do të vendoset kampioni i Botërorit të pilotëve. Lando Norris dhe Oscar Piastri me McLaren dhe Max Verstappen me Red Bull janë tre kandidatët për titull. Britaniku Norris udhëheq renditjen me 408 pikë, holandezi Verstappen është i dyti me 12 pikë më pak, ndërsa australiani Piastri ka 16 pikë më pak se shoku i tij i skuadrës.

Norris bëhet kampion nëse:

Përfundon në podium
Përfundon i katërti dhe Verstappen nuk fiton
Përfundon i pesti dhe Verstappen nuk fiton
Përfundon i gjashti dhe as Verstappen, as Piastri nuk fitojnë
Përfundon i shtati dhe as Verstappen, as Piastri nuk fitojnë
Përfundon i teti, Verstappen në vend të tretë ose më poshtë, dhe Piastri nuk fiton
Përfundon i nënti, Verstappen jashtë podiumit dhe Piastri nuk fiton
Përfundon i dhjeti, Verstappen nuk në podium dhe Piastri i treti ose më poshtë
Përfundon jashtë zonës së pikëve, Verstappen i katërti ose më poshtë dhe Piastri i treti ose më poshtë.

Verstappen bëhet kampion nëse:

Fiton dhe Norris përfundon i katërti ose më poshtë
Përfundon i dyti, Norris i teti ose më poshtë dhe Piastri nuk fiton
Përfundon i treti, Norris i nënti ose më poshtë dhe Piastri nuk fiton
Piastri bëhet kampion nëse:

Fiton dhe Norris i gjashti ose më poshtë
Përfundon i dyti, Norris i dhjeti ose më poshtë dhe Verstappen i katërti ose më poshtë

Në rast barazimi pikësh:

Nëse Norris, Piastri dhe Verstappen do të përfundojnë me të njëjtin numër pikësh, do të përdoret sistemi i “countback” për të vendosur kampionin, që krahasohet fillimisht me numrin e fitoreve. Aktualisht të tre kanë 7 fitore secili. Më pas kontrollohet numri i pozicioneve të dyta, ku Norris ka 8, Verstappen 5 dhe Piastri 3. Pra, në rast barazimi, titulli do t’i takojë liderit aktual të Botërorit, Lando Norris.

Po ndodh...

ide