Formula 1/ Refuzoi dy skuadra të mëdha, Alonso firmos me skuadrën e Aston Martin
Fernando Alonso e ka marrë vendimin për të ardhmen. Në tavolinë kishte propozime nga dy skuadrat më të suksesshme të kohëve të fundit, por Aston Martin e bindi “iberikun” pas një fillimi ëndrrash në vitin 2023, tetë podiume, i katërti në Kupën e Botës.
Do të ketë të paktën dy sezone të tjera për Fernando në F1, 2025 dhe 2026. Për të parën nuk do të ketë ndryshime të mëdha mes forcave, por në të dytin kushdo që merr rregulloret e duhura aspiron të fitojë tituj.
Mercedesi ishte një opsion interesant, pati takime mes Toto Wolff dhe Flavio Briatores muajt e fundit. Skuadra gjermane ofron vetëm kontratë njëvjeçare me opsion për një tjetër. Dhe opsioni është në favor të Mercedesit dhe jo pilotit. Kjo pasi ata nuk duan t’i mbyllin derën italianit Andrea Kimi Antonelli, i cili është vetëm 17 vjeç.
Horner ishte gjithashtu i interesuar, përpara se të udhëtonte në Melburn, për situatën e Alonsos, për ta marrë te Red Bulli. Ai ishte i dobishëm si për të zëvendësuar Maksin, në rast të “arratisjes”, dhe për ta mbështetur atë si shok skuadre në rast rebelimi të brendshëm. Por përsëri, nuk pati sukses. Kushdo që e njeh spanjollin 42-vjeçar e di se ai nuk do të zgjedhë kurrë alternativën plot kushte.
“Bisedat e tjera ishin të lehta. Tek Aston kishte një dëshirë të qartë për të punuar së bashku. Kjo është arsyeja pse ka qenë e thjeshtë. Ishte më e mira, aty ku u ndjeva më i dashuruar”,- pas firmës me skuderinë e Aston Martin.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128