
Fundjava e Legjionarëve, spikatin Ernest Muçi, Daku e Balliu

Ernest Muçi, Mirlilnd Daku dhe Ivan Balliu ishin protagonist në fundjavën që lam pas në klubet e tyre, duke ndihmuar ekipet respektive në arritjen e rezultateve pozitive.
Ernest Muçi shënoi golin e katërt në kampionatin turk me fanellën e Beshiktashit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 2-0 ndaj Ankaragucu. Muçi goditi bukur nga jashtë zone dhe mposhti portierin kundërshtar.
23-vjeçari zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe në fund u shpall edhe lojtari i ndeshjes, me notën 8.4 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.
Mirlind Daku gjithashtu u shpall njeriu I ndeshjes në përballjen mes Rubin Kazan dhe Lokomotiv Moscoë që përfundoi në barazim 1-1. Në minutën e 21-të Daku arriti që të kalojë disa kundërshtar e ti japë mundësinë shoku i tij i skuadrës, Vada, për të shënuar golin.
Në tërësi performance e Dakut ishte shumë pozitive, pasi krijoi shumë volum loje në repartin e avancuar, duke krijuar dhe disa raste për shënim, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës.
Ivan Balliu gjithashtu ishte nga më të mirët në fushë në përballjen mes Rayo Vallecanos dhe Osasunës.. Mbrojtësi kuqezi dha kontributin e tij në triumfin me përmbysje 2-1 të skuadrës nga Vajekasi, duke dhënë asistin e golit të dytë. Goli i fitores u realizua në të 84-ën dhe Ivan Balliu shërbeu saktë për shokun e skuadrës, Isi Palazon.
Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Naser Aliji, Keidi Bare, Nedim Bajrami, Klaus Gjasula, Taulant Seferi, Arbnor Muçolli dhe Arbnor Muja, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Qazim Laçi, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi dhe Arbër Hoxha.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128