Giroud rikthehet në Francë, firmos për një vit me Lille

2 Korrik 2025, 19:57 / SPORT ALFA PRESS

Giroud rikthehet në Francë, firmos për një vit me Lille

Olivier Giroud është rikthyer në Francë. Sulmuesi i njohur ka firmosur me skuadrën e Lille, pas një eksperience jo dhe aq pozitive në MLS te Los Angeles.

Ai ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për një vit.

“Olivier, familja Lille është e lumtur dhe krenare që të mirëpret këtu në shtëpi. Mirë se vini te Mastiffs “, shkruhej në deklaratën e klubit, duke iu referuar nofkës së dhënë lojtarëve të klubit verior.

Giroud nuk është i vetmi kampion bote i vitit 2018 që ka vendosur të kthehet për të luajtur në atdheun e tij. Paul Pogba, pas një viti e gjysmë larg fushës, ka zgjedhur gjithashtu Francën për të filluar nga e para, duke nënshkruar me Monacon.

Hera e fundit që Giroud luante në Francë ishte në 2012 teksa ishte pjesë e Montpellier.

 

Po ndodh...