Gjermani-Holandë, publikohen formacionet zyrtare

26 Mars 2024, 20:38 / SPORT ALFA PRESS

Gjermania  do të zhvillojë një tjetër miqësore luksi, kësaj radhe ndaj Holandës.

Gjermani-Holandë, publikohen formacionet zyrtare
Sa i përket formacioneve, tekniku Julian Nagelsmann e ka pozicionuar “Die Manschaft”, me formacionin 4-2-3-1, njësoj si ndaj Francës, me portën që sërish mbrohet nga Ter Stegen.

Në krahët e mbrojtjes janë Mittelstadt e Kimmich, me qendrën që mbulohet nga Jonathan Tah e Antonio Rudiger. Para tyre janë vendosoru Andrich e Toni Kroos, ndërsa Musiala, Gundogan e Wirtz janë vendosur pas “ylli” të Arsenal, Kai Havertz.

Në krahun tjetër, strategu holandez Ronald Koeman ka vendosur t’i rreshtojë “Tulipanët” me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Verbruggen e para tij Ake, Van Dijk e De Ligt.

Në krahët e mesfushës janë Dumfries e Blind, me qendrën që mbulohet nga Veerman e Schouten. Në repartin ofensiv janë vendosur fillimisht Memphis Depay e Tijani Reijnders, ndërsa në majën e sulmit pozicionohet Donyell Malen.

Gjermani-Holandë, publikohen formacionet zyrtare