Gjesti i Ronaldos me fansen përçan tifozët në mbarë botën

16 Shtator 2022, 08:47 / SPORT ALFA PRESS

Gjesti i Ronaldos me fansen përçan tifozët në mbarë

Superylli portugez arriti të shënojë golin e tij të parë këtë sezon, pas një penalltie të konvertuar në minutën e 39-të të ndeshjes së “Europa League” kundër Sheriff Tiraspol. CR7 tregoi se sa i fokusuar ishte të enjten mbrëma edhe gjatë pushimit të pjesës së parë, kur bëri një gjest që ngjalli diskutime mes analistëve.

Më saktësisht, para se të futej në tunelin e stadiumit, një pjesëtare e stafit mjekësor të skuadrës moldave i ka kërkuar Ronaldos që të bëjë një foto. Luzitani i vuri dorën në krah, por nuk pranoi të bënte foto dhe vazhdoi rrugën drejt dhomave të zhveshjes pa e parë.

Mënyra se si Ronaldo e refuzoi të renë u kritikua nga disa fansa, ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të tij. “Qëndrimi i Messit do të jetë gjithmonë i pakrahasueshëm me të tijin”, – shkroi një tifoz.

"Ronaldo as ia hodhi sytë fare", – vërejti një tjetër. “Pa e krahasuar këtë gjest me atë në të cilin goditi telefonin e tifozit autik, ai u soll gabim dhe është mirë ta themi këtë”, – ka qenë mendimi i një tjetër virtualisti në rrjetet sociale.

“Nuk është i detyruar të bëjë foto me të gjithë stadiumin”, – e ka mbrojtur një tifoz tjetër yllin portugez. “Kjo ka ndodhur pasi ka bërë foto me të gjithë lojtarët e Sherifit, madje trajneri kishte marrë fëmijën me vete për të takuar CR7”, – shtoi një tjetër.

Po ndodh...