Goditi me grusht një tifoz, sulmuesi i Anglisë bie në prangat e policisë

9 Dhjetor 2025, 12:56 / SPORT ALFA PRESS

Goditi me grusht një tifoz, sulmuesi i Anglisë bie në prangat e

Ivan Tonej, sulmuesi 29-vjeçar anglez me shtatë ndeshje dhe një gol për vendin e tij, u arrestua në Londër gjatë natës pasi goditi me grusht në fytyrë një tifoz që ai e konsideroi shumë të bezdisshëm në një bar në kryeqytetin britanik.

Lojtari, i cili u transferua në Al-Ahli në Arabinë Saudite verën e kaluar për 40 milionë euro, u prangos në vendngjarje dhe u shoqërua nga Policia Metropolitane, siç tregohet në një video të shpërndarë në mediat sociale.

Sipas dëshmitarëve, Tonejt iu afruan disa të rinj të cilët u përpoqën të bënin një selfie në një mënyrë ndërhyrëse. Lojtari u përgjigj duke mbrojtur veten, nga frika e një sulmi dhe vjedhjes së mundshme të bizhuterive të tij. Viktima pësoi fraktura në hundë dhe gishtin e vogël, por lëndimet e tij nuk janë serioze.

Policia konfirmoi arrestimin e tij për dy akuza për sulm dhe një akuzë për përleshje, ndërsa lojtari më pas u lirua me kusht në pritje të një hetimi.

Po ndodh...

ide