Goditje e rëndë për Bajernin, Nojer dëmtohet përsëri dhe humbet sfidën me Interin

22 Mars 2025, 20:10 / SPORT ALFA PRESS

Goditje e rëndë për Bajernin, Nojer dëmtohet
Bajern Mynih ka marrë sot një lajm të keq, pasi Manuel Nojer do të jetë i detyruar që të qëndrojë për një kohë më të gjatë se sa ishte menduar larg fushave të lojës. Portieri i bavarezëve, po bënte stërvitje rikuperimi në ambientet e klubit kur ka ndjerë përsëri shqetësime.

Ai po stërvitej gjatë paradites me stafin e bavarezëve duke tentuar rikuperimin pas dëmtimit të pësuar pak javë më parë. Por Nojer nuk plotësoi dot të gjitha ushtrimet, pasi ndjeu shqetësime dhe lajmëroi edhe stafin.

Gjatë pasdites, klubi bëri të ditur me një njoftim zyrtar se portieri do të duhej të ndërpriste edhe një herë fazën e riaftësimit, si pasojë e përsëritjes së dëmtimit muskulor. Sipas mediave gjermane, kjo do të thotë se Nojer do të humbasë dy ndeshjet e radhës në kampionat, por sidomos sfidën e parë ndaj Interit në Ligën e Kampioneve.

Klubi po bën të pamundurën që të ketë lojtarin të gatshëm të paktën për ndeshjen e kthimit kundër italianëve, më 16 prill.

Po ndodh...