Gol dhe asist, Arbër Hoxha në formacionin e javës në Kroaci

29 Shtator 2025, 21:54 / SPORT ALFA PRESS

Gol dhe asist, Arbër Hoxha në formacionin e javës në Kroaci

Arbër Hoxha ishte një nga më të mirët në fushë për Dinamon e Zagrebit, në fitoren 4-1 ndaj Slaven Belupos në kampionatin kroat. Sulmuesi i Kombëtares dhuroi një asist, ndërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Hoxha, së fundmi, është përfshirë në formacionin e javës dhe paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.6.

Jo gjithçka ka shkuar mirë për lojtarin, i cili pësoi dëmtim. Mbetet për t’u vlerësuar situata e tij, me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho që e ka në planet e tij për ndeshjen ndaj Serbisë.

Gol dhe asist, Arbër Hoxha në formacionin e javës në Kroaci


Po ndodh...