Gol dhe asist nga Salah për përmbysjen e madhe, Egjipti gjen fitoren e parë në Botëror
22 June 2026, 08:33 / SPORT

Egjipti ka shijuar fitoren e parë në Botëror pas barazimit me Belgjikën.
“Faraonët” kanë triumfuar me shifrat 3-1 kundër Zelandës së Re për të marrë kreun e grupit G me 4 pikë.
Sfida u zhbllokua fillimisht nga Zelanda e Re me Surman në të 15’ duke e mbyllur kështu pjesën e parë. Në të dytën, egjiptianët u zgjuan duke përmbysur shifrat dhe shënuar 3 gola.
Goli i barazimit erdhi nga Ziko në të 58’ ndërsa në të 67’ Salah përmbysi shifrat. Kapiteni dha asist në të 82’ dhe Trezeguet nuk mund të gabonte për të realizuar golin e tretë.
Pas kësaj fitore, Egjipti udhëheq grupin G në Botëror.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128