Gol dhe ndeshje perfekte, ja nota e Asllanit në sfidën ndaj Genoas

4 Mars 2024, 23:53 / SPORT ALFA PRESS

Gol dhe ndeshje perfekte, ja nota e Asllanit në sfidën ndaj Genoas
Kristjan Asllani gjeti golin e parë me fanellën e Interit, pasi shënoi me një aksion mjaft të bukur në minutën e 30’ dhe i hapi udhë fitores 2-1 së zikaltërve ndaj Genoas në Serinë A.

Mesfushori shqiptar shënoi kështu golin e dytë në elitën e futbollit italian, pasi të parin ia ka shënuar pikërisht Interit, në prill të 2022-shit kur ishte pjesë e Empolit.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi si titullar për Asllanin, që gjeti edhe golin e parë zikaltër, teksa faqja e njohur sportive “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.9, e dyta më e mirë pas Alexis Sanchez, që dha asistin për mesfushorin kuqezi dhe shënoi golin e dytë.

Krahas golit, Asllani bëri një 90-minutësh perfekt, duke pasur saktësi 100% në pasime, pasi gjeti shokët e skuadrës në 77 raste kur provoi ata.

Goli është një tjetër bonus në procesin e rritjes së Asllanit, që tashmë po tregon se mund ta zëvendësojë më së miri turkun Calhanoglu, teksa mesfushori shqiptar pritet të luajë sërish si titullar edhe të shtunën ndaj Bolognës në transfertë.

Gol dhe ndeshje perfekte, ja nota e Asllanit në sfidën ndaj Genoas

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128