
Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës

5 Janar 2025, 20:12 / SPORT
DOHA, Katar - PSG është kampione e Superkupës së Francës për herë të 13-të në histori. Klubi nga Parisi e bëri këtë duke mposhtur 1-0 në finalen e luajtur në Doha të Katarit ekipin e Monacos. Ndeshja u vendos nga goli i Dembele në minutën e dytë shtesë.
Sfida nisi me kujdesin e dy ekipeve për mos pësuar dhe pjesa e parë u mbyll pa gola, duke prodhuar dy kartona të verdhë, me nga një për secilin ekip. Edhe fraksioni i dytë prodhoi lojë sulmuese, por me ekipet që më shumë u kujdesën që ta dërgonin ndeshjen drejt penalltive.
Kur u duk se 90 minutat do mbylleshin me rrjeta të paprekura, ishte Dembele në shtesën e dytë që përfitoi nga pasimi i Ruiz dhe me portën e boshatisur e ndali sferën në rrjetë, për festën pariziene në Doha.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128