Gol në ndeshjen e dytë radhazi, Taulant Seferi shkëlqen në Superligën e Turqisë
29 Shtator 2024, 20:26 / SPORT
ALFA PRESS
Taulant Seferit i ka mjaftuar pak kohë për t’u përshtatur me skuadrën e tij të re në Superligën e Turqisë, Biodrumspor. Anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare, ka shënuar sot në ndeshjen e dytë radhazi për klubin e tij, që duket se ka gjetur një armë më shumë në luftën për të siguruar mbijetesën.
I aktivizuar titullar në ndeshjen e sotme ndaj Adana Demirspor, anësori i sulmit kuqezi la shenjë duke shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 në minutën e 53-të të ndeshjes në fjalë, në të cilën përkrah si titullar kishte edhe Arlind Ajetin.
Ndërkaq, në radhët e kundërshtarëve aktivizohej si titullar mesfushori i Shpresave, Arda Kurtulan, i cili në këtë ndeshje ishte vendosur si mbrojtës i djathtë nga trajneri i Adana.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Nga Gjergji Nika
Diplomacia fetare e Turqisë!
Nga Sokol Neçaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128