Granit Xhaka s’është i vetmi, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare në listën e ‘Topit të Artë’

29 Tetor 2024, 09:29 / SPORT ALFA PRESS

Granit Xhaka s’është i vetmi, ish-sulmuesi i kombëtares

Granit Xhaka u rendit i 16-ti në listën finale për Topin e Artë 2024. Kapiteni shqiptar i Zvicrës dhe mesfushori i Bayer Leverkusen s’është shqiptari i vetëm që e ka provuar këtë emocion.

Atë nder për herë të parë e ka pasur ish-sulmuesi i njohur vlonjat, Sokol Kushta, i cili në vitin 1987 ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz.

Ai e mbylli votimin me një pikë, po aq sa ikona e futbollit gjerman Rudi Voller. Altobeli, Saravakos dhe Hoddle.