Hamilton-Ferrari, Botërori nis me tension, anglezët e konsiderojnë ‘martesë’ të dështuar

17 Mars 2025, 17:22 / SPORT ALFA PRESS

Hamilton-Ferrari, Botërori nis me tension, anglezët e

Një vend i dhjetë zhgënjyes për Lewis Hamilton në debutimin e tij me Ferrarin, që sigurisht nuk kaloi pa u vënë re në vendlindjen e shtatë herë kampionit të botës.

Një ditë pas Çmimit të Madh të Australisë në F1, shtypi anglez e kritikoi ashpër ish-pilotin e Mercedes-it, duke nisur nga ‘Daily Mail’, sipas të cilit "aventura e Lewis Hamilton me Ferrarin tashmë ka shijen e një turi lamtumire.

Ai është i vendosur të shijojë udhëtimin, edhe nëse do të jetë i vështirë si këtë fundjavë.

E përfundoi garën i dhjeti nga katërmbëdhjetë pilotët që e mbyllën këtë garë me shi dhe pranoi se kishte pak besim te vetja.

Ai komunikoi me inxhinierin e tij të ri të garës, Riccardo Adami, sikur të mos ishin takuar kurrë më parë".

Nga ana tjetër, ‘The Sun’ vuri në dukje pikërisht zemërimin e Hamiltonit në radio në fundin e tensionuar të garës në Melbourne, teksa fliste me inxhinierin e tij të pistës, Riccardo Adami, pasi kishte humbur disa pozicione: "Sapo humbëm një mundësi të madhe.

Në çfarë pozite jam tani?".

Kur iu tha se ishte rikthyer në vendin e nëntë, Hamilton bërtiti një sharje në radio, para se të kërkonte falje pasi nuk e kishte kuptuar që ishte ende e ndezur.

 

Po ndodh...