Hapen hetime për telefonatën e Inzaghi-t dhe gjestin e Acerbi-t në ndeshjen ndaj Romës
Prokuroria Federale ka vendosur të hapë një çështje për telefonatën e famshme drejt skuadrës nga i skualifikuari Simone Inzaghi në fund të pjesës së parë të Roma-Inter. Në fillim, nisur edhe nga sqarimi i menjëhershëm i zëvendësteknikut Farris, prokurori Giuseppe Chinè kishte menduar të mos procedonte.
Megjithatë, raportimet e shumta në shtyp (që sistemi i drejtësisë sportive i mban parasysh si pikënisje për nisjen e një hetimi) e shtynë atë të hetojë më tej.
Në dritën e asaj që ndodhi të shtunën e kaluar në “Olimpico”, me deklaratat e Bastonit për telefonatën e trajnerit të pezulluar dhe mohimin e Farris, i cili nënvizoi se ishte stafi teknik ai që veproi si ndërmjetës midis Inzaghit dhe lojtarëve, është shtysa drejt këtij hetimi.
Në fakt, do të jetë e vështirë të sigurohet prova për telefonatën e ndaluar. Megjithatë, sot Chinè do të dëgjojë personat e përfshirë, nga Bastoni tek Inzaghi, në kërkim të konfirmimeve të mundshme dhe elementëve të rinj provues.
Është konfirmuar hapja e hetimit edhe për “gishtin e mesit” të Acerbit drejtuar tifozëve verdhekuq në tribunë. Sot duhet të dëgjohet edhe mbrojtësi i zikaltërve për veprimin e tij të ndaluar.
-
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish kampioni i Tiranës
13 Shkurt, 08:50
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128