Harry Kane përsërit veten, fiton për të dytin vit radhazi “Këpucën e Artë” të Bundesligës

Harry Kane fitoi “Këpucën e Artë” të dytë radhazi të Bundesligës, pasi e përfundoi sezonin 2024-‘25 me 26 gola për Bayernin.
Anglezi e mbylli sezonin me një gol të realizuar pasi erdhi nga stoli në fitoren 4-0 të kampionëve ndaj Hofenhaimit.
31-vjeçari, i cili shënoi mesatarisht një gol çdo 92 minuta në 31 paraqitjet e tij në Bundesligë, duke i shtuar 36 golat e tij në 32 ndeshje sezonin e kaluar, është lojtari i shtatë i ndryshëm i Bundesligës që fiton çmimin e “Këpucës së Artë” dy vite radhazi.
Patrik Shik (Leverkusen) dhe Serhu Guirasi (Dortmund) ishin sfiduesit më të afërt të anglezit me nga 21 gola secili, të ndjekur nga Xhonatan Burkard i Maincit (18 gola) dhe Tim Klaindinst i Gladbahut (16 gola).
Kane humbi vetëm tri ndeshje të kampionatit këtë sezon. Ai shënoi dy ose më shumë gola në 6 ndeshje të ndryshme. Ai gjithashtu shënoi 11 gola në Champions dhe një në Kupë. Në total, Kejn tani ka shënuar 82 gola në 92 ndeshje zyrtare për Bajernin, përfshirë 62 nga 63 paraqitje në Bundesligë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



