Heq dorë nga Zvicra, portieri shqiptar zgjedh të përfaqësojë Kosovën

30 Shtator 2024, 17:16 / SPORT ALFA PRESS

Heq dorë nga Zvicra, portieri shqiptar zgjedh të
Amir Saipi ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës. Portieri shqiptar është aktualisht pjesë e Luganos në Superligën zviceriane, ndërsa duhet thënë se është titullar i padiskutueshëm.

Lajmin e bëjnë të ditur mediet zviceriane. Kujtojmë se Saipi është 24-vjeç dhe më parë ka përfaqësuar Zvicrën U-21.

Atij i mungoi ftesa nga ekipi i parë dhe për këtë duket se ka hequr dorë. Kosova luan ndeshjet e radhës në tetor për Ligën e Kombeve dhe pikërisht aty mund të vijë debutimi.

Po ndodh...