“Herët për të folur për titullin”, Guardiola para Arsenalit: Për ne si test force

Numri një i stolit të Manchester Cityt, Guardiola iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Arsenalit.
“Është vetëm xhiroja e pestë. Nuk do të fitojmë apo humbasim kampionatin të dielën”, ka thënë ai. “Edhe në sezonet e kaluara kemi qenë pas Liverpool apo Arsenali në dhjetor e janar, por në fund e kemi fituar titullin. Ajo që më intereson tani është ta shoh ekipin duke përparuar”.
Ai e ka kujtuar edhe humbjen e thellë 5-1 sezonin e kaluar kundër Arsenal.
“Në fillim luajtëm mirë, por pesëmbëdhjetë-njëzet minutat e fundit ishin katastrofë. Këtë herë shpresojmë të jemi më konkurrues. Arteta është trajner i jashtëzakonshëm dhe Arsenal, ka ndërtuar një skuadër shumë të fortë. Sot ata janë ndër kundërshtarët më të vështirë në Evropë,” ka shtuar Guardiola.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128