Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, spikat derbi Tirana-Dinamo

13 Janar 2026, 23:47 / SPORT ALFA PRESS

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, spikat derbi

Në “Shtëpinë e Futbollit” në FSHF, u hodh shorti i Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan çiftet çerekfinaliste.

Nga hedhja e shortit, spikat derbi Tirana-Dinamo, por edhe Elbasani-Partizani. Dy ndeshjet e tjera janë Teuta-Egnatia dhe Bylis-Vllaznia.

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.

Ky raund parashikon ndeshje me sistem vajtje-ardhje, njëjtë si gjysmëfinalja.

Shorti i Kupës së Shqipërisë:

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, spikat derbi

Po ndodh...

ide