Humbi penalltinë kundër Serbisë, Manaj iu kërkon falje tifozëve: Sot ndjej një dhimbje të madhe, ju siguroj që…

Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas momentit të vështirë që përjetoi në ndeshjen kundër Serbisë, ku humbi një penallti vendimtare.
Pas ndeshjes, ai ka shpërndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku shpreh keqardhjen dhe iu kërkon ndjesë të gjithë shqiptarëve. “Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, më i përqendruar dhe më i vendosur”, shprehet Manaj.
REAGIMI I MANAJT PAS HUMBJES SE PENALLTISË:
“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë.
E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba. Si sulmues gjithmonë marr përgjegjësinë përpara portës, dhe nuk arrita të bëj atë që duhej.
Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarët, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqëndruar dhe më i vendosur.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




