
Hyri në fushë dhe shtyu me duar arbitrin, nis hetimi për Koço Kokëdhimën

Presidenti i klubit futbollistik “FK Apolonia” për femra, Koço Kokëdhima është proceduar penalisht pas një incidenti gjatë një ndeshjeje futbolli.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet FK Apolonia dhe FK Gramshi, në stadiumin “Loni Papuçiu”, K. K. ka hyrë në fushë dhe ka debatuar me arbitrin, shtetasin D. M., duke e shtyrë me duar.
Për këtë ngjarje, është nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128