Hysaj dhe Gjimshiti: Fitorja me Letoninë na mban ëndrrën gjallë, por duhet të shënojmë më shumë

9 Shtator 2025, 23:49 / SPORT ALFA PRESS

Hysaj dhe Gjimshiti: Fitorja me Letoninë na mban ëndrrën

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Elseid Hysaj theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje për vazhdimësinë e ëndrrës për kualifikim, duke u shprehur i lumtur për triumfin, por edhe duke theksuar nevojën për të përmirësuar qartësinë dhe efikasitetin në ndeshje të tilla vendimtare.

“Është një ndeshje shumë e  rëndësishme dhe duhej fitorja me se s’bën për të pasur ëndrrën akoma në kokë. Jam shumë i lumtur që fituam edhe pse ishte një ndeshje me lodhje si mendore ashtu edhe fizike. Këto ndeshje duhet që t’i mbyllim shumë më shpejt se sa 1-0. Unë e kuptoj Brojën se çfarë lojtari është dhe përpiqem që ta vendos në potencial të plotë. Nuk mundemi më që të luajmë 1-0 sepse të gjitha skuadrat kanë ndryshuar, duhet të kalojmë 2-0 sepse mund të ndryshojë loja në minutat e fundit dhe duhet që të bëjmë më shumë. Të barazosh në Beograd është një ëndërr për mua. Po fitova atë ndeshje do të ishte dita më e bukur e jetës sime”, tha Hysaj.

Gjimshiti: Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësojë diçka

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli për Klan Kuqezi, pas fitores minimale ndaj Letonisë.

Gjimshiti u shfaq i lumtur për triumfin, ndërsa theksoi se kuqezinjtë duhet të përmirësojnë pjesën e lodhjes.

Ndër të tjera ai tha se ekipi bëri mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën e ulën ritmin.

“Jemi të lumtur për fitoren dhe 3 pikët këtu në Shqipëri, për të mbajtur të hapur mundësinë për kualifikim. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, në të dytën e ulëm. Ata prisnin që të krosonin. Lodhja fakti më i rëndësishëm te skuadra jonë, që duhet përmirësuar te ne.

Kisha shumë kohë të mendohesha për të gjuajtur mirë. Shpresoj që herën e tretë të bëj mirë. Rëndësi ka fitorja dhe për këtë jam i lumtur. Në atë moment nuk mund të mendoj për ndryshimet e lojtarëve, vendos trajneri për këtë.

Edhe unë nuk jam në nivelin që mund të jem në fund të sezonit. Çdo lojtar jep maksimumin dhe dëshiron të luajë. Të gjithë janë të lumtur kur fiton Kombëtarja”, u shpreh Gjimshiti.

Po ndodh...

ide