
Hysaj i pafat, pas asistit me Lazion del i dëmtuar nga fusha e lojës

Elseid Hysaj nuk a mundur të festojë siç duhet kthimin e tij si protagonist me skuadrën e Lazios.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka dhënë një asist në ndeshjen ndaj Kaljarit, por ka lënë fushën e lojës para kohë për shkak dëmtimi.
I rreshtuar titullar, në fundin e pjesës së parë ishte Hysaj ai që dha pasimin për Zakanjin i cili shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 1-0 për bardhekaltrit.
Por në pjesën e dytë të ndeshjes, pas një ndalimi topi, Hysaj u ul në tokë dhe bëri menjëherë shenjë që kishte diçka serioze.
Ai shtrëngoi gjurin e majtë të këmbës dhe mori menjëherë ndihmën e mjekëve të cilët e shoqëruan jashtë, teksa i vunë një fasho mbrojtësit.
Mbetet për t’u parë se sa shqetësues është ky dëmtim për lojtarin i cili në këtë periudhë kishte rifituar besimin e klubit dhe do futej në listën e Serisë A dhe në atë të Ligës së Europës nga Lazio.

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128