I skadon kontrata me Liverpoolin, Virgil van Dijk i vetëofrohet Realit

Nuk është vetëm Real Madridi në kërkim të vazhdueshëm për përforcime të reja, për të qenë gjithmonë konkurrues me kalimin e kohës. Ekziston gjithashtu një listë e gjerë lojtarësh që, përmes agjentëve ose ndërmjetësve të tyre, i ofrohen drejtpërdrejt klubit spanjoll. Ky është rasti i Virgil van Dijk, mbrojtës qendror dhe kapiten e Liverpool-it, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit.
Sipas lajmit të bujshëm të publikuar nga gazetarët spanjollë të Relevo-s, agjentët e holandezit 33-vjeçar kanë kontaktuar me drejtuesit e Real Madrid-it për t’u komunikuar atyre gatishmërinë e mbrojtësit për t’u transferuar te “Los Blancos” duke filluar nga vera e vitit 2025.
Megjithëse Carlo Ancelotti ka nevojë për një përforcim në mbrojtje (me Militao jashtë dhe Alaba-n në dyshim) propozimi u refuzua nga drejtuesit madrilenë. Arsyeja? Natyrisht, nuk lidhet me çmimin e kartonit, pasi Van Dijk do të vinte si lojtar i lirë në qershor. Thjesht, ai nuk përputhet me profilin që më së miri u përgjigjet nevojave aktuale të ekipit, për shkak të moshës dhe kushteve fizike.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

