I vjen fundi aventurës arabe, Henderson rikthehet në Europë
18 Janar 2024, 19:00 / SPORT

Jordan Henderson ka mbërritur në Amsterdam për të finalizuar kalimin e tij nga klubi i Arabisë Saudite Al-Ettifaq te Ajax.
Ish-kapiteni i Liverpool-it u fotografua duke mbërritur në aeroportin Schiphol dhe më pas duke u larguar bashkë me menaxherin e përgjithshëm të klubit, Herman Pinkster.
Henderson do të zhvillojë teste mjekësore përpara se të zyrtarizohet te skuadra e re. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë, megjithëse lojtari ka pranuar një ulje të konsiderueshme nga paga e tij prej 350,000 £ në javë në Arabinë Saudite.
Henderson nuk mund të luajë kundër RKC Waalwijk të dielën, pasi duke qenë anglez, leja e punës e Henderson kërkon 2 javë kohë.
-
“Nuk bën si aktor…”, përplasje mes Luiz Ejllit dhe Ermal Mamaqit
18 Janar, 18:56
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
Nga Poli Hoxha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
