Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Investim për të tashmen dhe të ardhmen!

Samuele Ricci ishte blerja e parë e këtij sezoni për Milan, një mesfushor që drejtori sportive i kuqezinjve Igli Tare e vlerëson shumë.
Drejtori i kuqezinjve theksoi se Ricci është një investim për të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa shpreson se ai do të bëhet një figurë kyçe për Milanin.
“Ai është një lojtar modern, me shumë personalitet. Ai ka treguar cilësi brenda dhe jashtë fushës dhe, gjithashtu, ka luajtur në 10 ndeshje me kombëtaren e Italisë.
Ai meriton ta veshë këtë fanellë; ai është një investim për të tashmen dhe të ardhmen”, tha fillimisht Tare.
Më tej, drejtuesi i Milan komentoi: “Ne shpresojmë që ai të bëhet një figurë kyçe për Milanin në të ardhmen“.
Ricci, 23 vjeç, ka luajtur në Serie A me Empoli dhe Torino, ndaj ka mjaft përvojë e mund të ndihmojë kuqezinjtë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128