Ilir Daja mesazh rivalëve të Superligës: Dinamo nuk futet në fushë për barazim

3 Tetor 2024, 23:22 / SPORT ALFA PRESS

Ilir Daja mesazh rivalëve të Superligës: Dinamo nuk futet në
Dinamo luan të premten, në orën 19:00, ndeshjen e radhës me Laçin, e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Mungon në këtë sfidë Rustem Hoxha për shkak dëmtimi, por për blutë kthehet kapiteni Bruno Dita.

Trajneri Ilir Daja për këtë ndeshje mes të tjerash ka theksuar se Laçi nuk gjykohet nga vendi në renditje, ndërsa paralajmëron rivalët se Dinamon nuk e kënaq barazimi në asnjë ndeshje.

“Gabojmë, nëse e gjykojmë ndeshjen nga vendi në klasifikim i Laçit. Pavarësisht se ka marrë pak pikë, ka prodhuar futboll të mirë, kështu që duhet vlerësuar. Po ashtu, dihet historia që vitet e fundit ky ekip ka qenë në 3-4 vendet e para. Nuk ka ndeshje të lehta dhe diferencat nuk janë shumë të mëdha mes ekipeve.

Nuk hyjmë në fushë për barazim në asnjë ndeshje. Jemi të kënaqur me pikët që kemi marrë, por nuk ka qenë në paralele me lojërat. Kemi pasur shpesh luhatje, na e kanë vështirësuar edhe kundërshtarët. Pikët na kanë pëlqyer, por duhet të ngremë nivelin e lojës. Lojtarët kanë pasur mentalitetin e duhur që nuk janë dorëzuar asnjëherë.

Jemi të fokusuar te ndeshja me Laçin, vetëm hap pas hapi arrijmë aty ku duam. Laçi që nuk është i lehtë për t’u mundur. Duam të bëjmë mirë javë pas jave, që në fund të jemi aty ku ka objektivat klubi. Duhet të gëzohemi kur të mbarojë kampionati dhe rezultatet të jenë ato që kemi dashur.

Ndërprerja? Nuk do të bëjmë namin për një javë, do të punohet në një kompleksitet të gjerë për të kapur ato gjëra që kërkoj, por do të ketë edhe një drejtim të caktuar kush do të jetë prioriteti.

Mandela është shprehur shumë mirë, ka treguar cilësitë e një sulmuesi me potencial, ka shënuar dhe ka bërë presing. Më vjen mirë që edhe lojtarët e tjerë të sulmit kanë shënuar”, – tha trajneri Ilir Daja.

Dinamo ka grumbulluar 11 pikë pas 7 javëve të para të kampionatit dhe ka 5 rezultate pozitive radhazi.

Po ndodh...