Inter merr fitoren e radhës në Serie A, mposht pastër Comon

Inter vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Comon me rezultatin 2-0 në duelin e vlefshëm për javën e 17-të.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Inzagit, arriti të shënonte 2 herë. Fillimisht ishte Carlos Augusto, i cili në minutën e 48-të zhbllokoi duelin, ndërkohë që për të “vulosur” shifrat mendoi Turam në minutën e 92-të, me një realizim fantastik.
Ky ishte suksesi i 11-të në 16 javë për interistët, që e shohin veten në vendin e tretë me 37 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të parë, që ka edhe një ndeshje më shumë.
Për sa i përket mesfushorit shqiptar Kristian Asllani, ai nuk u preferua nga trajneri Inzaghi në këtë duel, duke mos u aktivizuar asnjë minutë.
Duelin e radhës Interi do e luajë në transfertë ndaj Cagliarit më 28 dhjetor.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

