
Inter Miami zhgënjen në Concacaf Champions, një skuadër meksikane eliminon Messin me shokë

11 Prill 2024, 15:56 / SPORT
Inter Miami është eliminuar në fazën çerekfinale të Concacaf Champions të Amerikës. Lionel Messi me shokë u mundën 2-1 në ndeshjen e parë nga Monterrey, ndërsa meksikanët bënë gjithçka mirë edhe në aktin e kthimit, duke triumfuar 3-1.
Pavarësisht se trajneri i Inter Miami, Martino aktivizoi nga minuta e parë Messi-Suarez, ndeshja rezultoi një malore e vërtetë. Golat e Vazquez, Berterame dhe Gallardo “vulosën” kualifikimin, duke bërë që goli i Gomez në krahun tjetër të shërbente vetëm për statistikë.
Monterrey vazhdon kështu rrugëtimin, teksa në fazën tjetër do të gjejë sërish një skuadër amerikane, Colombus Creë. Inter Miamit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të provojë sezonin që vjen.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128