
Inter “shtrin” Empolin, Asllani kundër të kaluarës, nota 6 për yllin kuqezi

“X” kundër Napolit ishte thjesht një hap fals, Inter rikthehet shumë shpejt te fitorja në Serie A, thyen pastër 2-0 Empolin duke e dërguar sërish në 14 diferencën me Milan e vendit të dytë.
Titulli në Itali ishte dhe është thjesht çështje kohe, çështje shifrash. Inzaghi kishte hedhur në fushë formacionin e tij më të mirë, ku menjëherë si titullar zbriti edhe Acerbi.
Zikaltërit kishin kontrollin total të lojës, ndërsa gjetën shpejt edhe golin e avantazhit me Dimarco-n i cili me një goditje shumë të bukur dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 6-të.
Sigurisht, as Empoli nuk qëndroi pasiv, por e kishin të vështirë të riktheheshin në lojë. Inzaghi vodhi në fushë edhe Kristjan Asllanin në minutën e 69-të.
Pak minuta më pas, Inzaghi aktivizoi edhe Sanchez, dhe ishte pikërisht sulmuesi kilian ai i cili realizoi golin e dytë për zikaltërit duke mbyllur llogaritë me Empolin.
Kjo ishte një sfidë e veçantë për Kristjan Asllanin, pasi mesfushori kuqezi luante kundër ish ekipit të tij. Në fund, sipas mediave italiane, ia doli për sa kohë ishte në fushë, i vlerësuar me notën 6.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128