Interi fiton derbin me Milanin, i rrëmben kuqezinjve objektivin e merkatos
2 September 2025, 10:34 / SPORT

Manuel Akanzhi është lojtari më i ri i Interit. Zikaltrit kanë fituar derbin me Milanin, për të bindur mbrojtësin e Mançester Sitit.
Interi pagoi 1 milionë euro për huazimin e lojtarit të lindur në Zvicër. Në fund të sezonit ka detyrim blerjen, nëse plotësohen disa kushte gjatë rrugëtimit të Akanzhit në Itali.
30-vjeçari ishte mjaft pranë kalimit te Milani. Në fund vendosi për të ardhmen duke refuzuar, ndërsa kishin mbetur më pak se 24 orë nga fundi i merkatos.
Për Akanzhin do të jetë eksperienca e parë në Itali. Më parë ka luajtur në Zvicër, Gjermani dhe Angli.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
