
Interi tepër i fortë, Lautaro me shokë mundin Romën

Interi bën…Interin. Pas triumfit ndaj Juventusit, këtë herë Lautaro me shokë ia dolën të marrin 3 pikë të arta, pasi mundën 2-4 Romën në kryeqytet.
Acerbi ndezi festën zikaltër në minutën e 17-të, teksa realizoi me kokë, ndërsa për konfirmimin e golit u desh ndërhyrja e sistemit VAR.
Të besuarit e De Rossit përmbysën sfidën brenda fraksionit, me Mancinin dhe El Sharaawyn.
Djemtë e Inzaghit u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe kthyen gjithçka në favorin e tyre. Fillimisht Thuram barazoi shifrat, ndërsa Angelino shkaktoi autogol më pas.
Interi mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, madje “tundi rrjetën” edhe me Bastonin, për të shkuar në kuotën e 60-pikëve në krye, 7 pikë larg ndjekësit më të afërt.
Në krahun tjetër, Roma e vendit të pestë zbret me këmbë në tokë, pas disa fitoreve radhazi që kur erdhi De Rossi.
-
Katari “rrëmben” për herë të dytë radhazi Kupën e Azisë
10 Shkurt, 20:04 -
Skemë kampionësh 10 shkurt
10 Shkurt, 17:05

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128