Inzaghi: Zielinski, blerje e shkëlqyer, kemi pasur rrugëtim të mrekullueshëm

24 Janar 2025, 18:39 / SPORT ALFA PRESS

Inzaghi: Zielinski, blerje e shkëlqyer, kemi pasur rrugëtim të

Simone Inzaghi, trajner i Interit, u intervistua nga televizioni polak TVPSport.pl pas fitores 1-0 kundër Sparta Pragës në Republikën Çeke, ku natyrisht iu bë një pyetje për Piotr Zielinski:

"Është një lojtar i shkëlqyer, është integruar shumë mirë me ne dhe është duke u rritur vazhdimisht. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me të.

Së fundmi ka luajtur tri ndeshje brenda një jave, dhe kundër Sparta Pragës preferova ta nisja nga stoli.

Ai mund të luajë si para mbrojtjes ashtu edhe në një rol më ofensiv, ka shumë eksperiencë.

Është një blerje e shkëlqyer dhe një lojtar që përshtatet shumë mirë me ekipin tonë."

Si e vlerësoni performancën e Interit në Champions League?

"Kemi pasur një rrugëtim të mrekullueshëm. Pësuam vetëm një rast për gol, në minutën e fundit nga një goditje këndi, gjë që nuk duhej të ndodhte. Më parë, në Champions, kemi pësuar vetëm një gol nga Leverkuseni.

Kemi zhvilluar shtatë ndeshje të mira dhe, gjëja më e rëndësishme, kemi konkurruar kundër ekipeve të forta: Manchester City, Arsenal, Leipzig, Leverkusen dhe tani Sparta Praga.

Shpresoj që në ndeshjen e fundit kundër Monakos të arrijmë të kalojmë direkt në fazën e 1/8-ve."

Ndërkohë, të dielën Interi do të rikthehet në fushë në ‘Via del Mare’, kundër Lecce-s, për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit. Ndeshja pritet të fillojë në orën 18:00.

 

Po ndodh...